Përfaqësuesja e Kosovës po shkruan historinë në futboll. Pas kualifikimit për fazën “play-off” të Kupës së Botës, “Dardanët” kanë shansin e “artë” të sigurojnë biletën për pjesëmarrjen në kompeticionin më elitar në rrezullin tokësor.
“Arkitekti” i këtij grupi është padyshim trajneri Franco Foda, duke krijuar një kombëtare solde dhe të rrezikshme ndaj çdo rivali. Gazetari shqiptar i Kosovës Arlind Sadiku përmes postimit në rrjetet sociale, informon se trajneri Foda është nisur drejt SHBA-së, konkretisht në Washington DC, aty ku do mbahet edhe shorti i Botërorit.
Nëse Kosova arrin të fitojë fillimisht kundër Sllovakisë në Bratislavë, më pas do pres në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e çiftit Turqi – Rumani. Në rast kualifikimi në këtë turne, Kosova do të plotësojë grupin përkatës.
