
Mesfushori Ardon Jashari po përshtatet akoma dhe më mirë në Belgjikë. Pas transferimit në Pro League nga Zvicra, konkretisht Luzern, tashmë shqiptari rinovon kontratën me Club Brugge.
Gjigandët belg i kanë afruar firmën në kontratën e re talentit të ardhur në ligën belege. Skuadra nga qyteti i Brugge është ndër më të mirat në vend dhe këtë sezon vazhdon me ecuri spektakolare, 19 ndeshje pa humbje.
Jashari është ndër më të pëlqyerit nga tifozët e klubit blu. Kjo gjë është pasqyruar dhe nga drejtuesit.
Mesfushori shqiptar përveçse do të qëndrojë deri në vitin 2029 me një prej dy klubeve më të triumfuara në vendin e ulët, përfiton dhe rritje rroge. Shuma e madhe e kthen Ardonin në njërin prej lojtarëve më të paguar të kampionatit.