Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve, FFK reagon zyrtarisht

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve, FFK reagon zyrtarisht
Flamujt e Kosovës dhe UEFA-s

Federata e Kosovës ka dënuar ashpër cënimin e flamurit të saj kombëtar dhe fyrjet në shkallët e stadiumit në ndeshjet e luajtura së fundmi, Çeki-Shqipëri dhe Serbi-Zvicër, që janë vërejtur më së miri.

Institucioni kosovar shprehet e indenjuar për këto akte të cilat janë të papranueshme dhe po ripërsëriten në vazhdimësi duke përhapur urrejtje, dhunë dhe mbi të gjitha duke fyer simbolet kombëtare kosovare në arenën ndërkombëtare.

Orani i lartë i futbollit kërkon t’i kujtojë komunitetit ndërkombëtar dhe UEFA-s në veçanti se këto bandalizna nuk kanë vend në sport dhe duhen dënuar sa më parë.

FFK-ja thekson se mbështet paanshmërisht vlerat e futbollit, solidaritetin dhe respektin duke shmangur ofendimet, racizmin, barbarizmin.

Deklarata e plotë e Federatës së Futbollit të Kosovës vijon si më poshtë:

"Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh.

Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo.

FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga