Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E PAPRITUR/ Presidenti jep dorëheqjen, ekipi i Superligës zyrtarizon largimin

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Presidenti jep dorëheqjen, ekipi i Superligës zyrtarizon
Suhareka dhe Rrustem Aliaj

Një lajm i papritur ka ardhur nga skuadra e FC Suharekës. Rrustem Aliaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Suhareka nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Klubi e falenderon Aliajn për kontributin e dhënë, teksa për suharekasit do të mbetet në historinë e tyre si një president që ka shkruar historinë.

“RRUSTEM ALIAJ jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të klubit FC Suhareka.

Të nderuar qytetar të komunës së Suharekës, adhurues të futbollit Kosovar, dashamirë të klubit tonë, kryesi, staff, futbollistë dhe gjithë pjesëtarë të klubit ju njoftojmë për dorëheqjen nga pozita e presidentit të klubit z.Rrustem Aliaj vendimi për dorëheqje është një hap për të sjellë ndryshime ose për të hapur rrugën për një vizion të ri në klub.Rrustem Aliaj ka pasur një ndikim të madh dhe ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në klub. Të kesh një president që ka shërbyer me nder dhe krenari është një vlerë e madhe për një ekip.

Shprehim mirënjohjet tona ndaj tij. Urimi për suksese në të ardhmen tregon respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij.Në ditët në vijim mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së re do të përcaktojë drejtimin që do të ndjekim në të ardhmen. Një lidership i fortë dhe me vizion është kyç për të vazhduar sukseset dhe për të përmirësuar më tej performancën.

Faleminderit për gjithqka president do mbetesh në historinë e klubit si president historik dhe shumë i respektuar”, ka shkruar Suhareka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Suhareka (@fc_suhareka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga