Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ U përjashtuan nga Federata, Zhegrova dhe Muric ‘fshijnë’ Kosovën nga profilet e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U përjashtuan nga Federata, Zhegrova dhe Muric
Edon Zhegrova, Aro Muric

Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak orë më parë bëri të ditur përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arjanet Muric dhe Florent Muslija. Sipas njoftimit të FFK-së thuhej se lojtarët kanë thyer rregullat e vendosur nga Franco Foda, me këtë të fundit që ka marrë vendimin “drastik” ndaj tyre.

Nëpër media po përflitet se të 3 futbollistët kishin kaluar natën në diskotekë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e përjashtimit të tyre nga Kosova. Por, ishte portieri Muric që përgënjeshtroi këtë lajm, “Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, ka theksuar gardiani dardan për Klan Kosovën.

Veprimi i fundit i Zhegrovës dhe Muric i hedh më shumë benzinë zjarrit teksa të dy kanë fshirë të gjitha fotot me fanellën e Kosovës nga profilet e tyre në Instagram. Madje, sulmuesi i Lille e ka hequr edhe profilin e Kosovës nga 'bio' e tij duke mbajtur vetëm atë të klubit francez.

E BUJSHME/ U përjashtuan nga Federata, Zhegrova dhe Muric
 
E BUJSHME/ U përjashtuan nga Federata, Zhegrova dhe Muric
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga