I papritur është lajmi që vjen nga FFK. Pas humbjes me Rumaninë 3-0 në “Fadil Vokrri” situata nuk është aspak e qetë te Kosova . Franco Foda ka përjashtuar 3 yjet e ekipit.
Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga “dardanët”. Sipas njoftimit të FFK-së bëhet me dije se të 3 futbollistët kanë thyer rregullat dhe për këtë arsye stafi teknik i Kosovës ka marrë masa ndaj tyre.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ditën e nesërme Kosova do të duelojë me Qipron në transfertë, takim i vlefshmëm për sfidën e dytë të Nations League dhe do të startojë në orën 18:00.