Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Sulmoi arbitrin e ndeshjes, Gjykata dënon trajnerin e Superligës (DOKUMENTI)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sulmoi arbitrin e ndeshjes, Gjykata dënon trajnerin e
Tahir Batatina duke sulmuar Genc Nuzën

Tahir Batatina e ka pësuar për sulmin ndaj arbitrit Genc Nuza, pas përfundimit të ndeshjes mes Llapit që ai drejton dhe skuadrës së Prishtinës, e zhvilluar më 31 gusht të vitit 2024. Kjo sfidë u fitua nga Prishtina 3-2.

Pikërisht për shkak se ishte i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes, Batatina ka sulmuar në përfundim të sfidës gjyqtarin Genc Nuza. Ky i fundit ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe së fundmi ka dalë dhe vendimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Batatina është dënuar me një gjobë prej 600 eurosh. Madje, trajneri i Llapit duhet të paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale. Ndërkohë ka qenë dhe vetë Nuza që ka thënë fjalët e tij.

“Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.

Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.

Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Sinqerisht,
Genc Nuza”, ka deklaruar arbitri i njohur shqiptar.

E BUJSHME/ Sulmoi arbitrin e ndeshjes, Gjykata dënon trajnerin e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga