
Llapi ka marrë një humbje të hidhur në transfertën përballë Prishtinës, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, është mbyllur me rezultatin 3-2 në favor të vendasve. Edhe pse Llapi u gjend dy herë në avantazh, përsëri kryeqytetasit gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysur gjithçka.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes.
Kujtojmë që Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik. Në katër ndeshjet e para, skuadra llapjane ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe është mposhtur 2 herë.