
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova ka marrë një “bonus” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Sulmuesi shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës, është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe tashmë quhet shtetas i vendit tonë.
Në një fotografi të publikuar pak më parë, shikohet se Zhegrova ka marrë shtetësinë shqiptare. Ky veprim i sulmuesit 26-vjeçar e afron edhe më shumë atë me një transferim në klubin e Juventusit.
Siç dihet prej kohësh, lojtarët shqiptarë në Itali nuk njihen më si të huaj dhe kjo mund ta afrojë më shumë Zhegrovën me “Zonjën e Vjetër”.
Poll