Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në derbin e qytetit ndaj Suharekës. Portokallezinjtë triumfuan me rezultat 1:0 në ndeshjen e javës së nëntë të Albi Mall Superligës. Goli vendimtar u shënua nga Bleart Tolaj në minutën e katërt, pas një aksioni të shpejtë dhe të saktë.
Drita ka 2 ndeshje më pak, teksa ka dhe ekipe me 1 ndeshje më pak. Dy ndeshje janë luajtur të shtunën dhe dy të fundit të dielën, të gjitha në të njëjtin orar të mesditës. Humbja e Gjilanit ndaj Ferizajt hapi siparin e kësaj fundjave të premten dhe sot gjithçka përfundoi
Ndeshja ishte mjaft emocionuese në Suharekë, me të dy skuadrat që ofruan lojë dinamike dhe krijuan disa raste shënimi. Megjithatë, rezultati përfundimtar mbeti 1:0 në favor të skuadrës së Artim Pollozhanit.
Me këtë fitore ndaj ish-ekipit të Shpëtim Duros, Ballkani ngjitet në krye me 17 pikë, ndërsa Malisheva renditet e dyta me kuotë të njëjtë pikësh, por me golavarazh më të dobët. Ky ekip po rezulton me të vërtetë surpriza e edicionit.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e Dukagjinit është rikthyer te fitorja duke mposhtur Llapin, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 1:0. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Hekuran Berisha, në minutën e 58-të. Me këtë fitore, Dukagjini arrin në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Llapi ka 14 pikë dhe është në vendin e pestë.