Elita e futbollit kosovar solli emocione me dy ndeshjet e para të xhiros së 16-të. Liderja e kampionatit, Drita shënoi një tjetër fitore, ndërsa derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit në “Fadil Vokrri” përfundoi në barazim.
Skuadra e Dritës konfirmoi formën e shkëlqyer duke e mposhtur Dukagjinin në Gjilan, me rezultat 2-0. Besnik Krasniqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa Kastriot Selmani vulosi fitoren në minutën e 89-të drejt fundit të takimit pas një kundërsulmi të shpejtë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për 'bardhekaltrit' në të gjitha garat, përfshirë suksesin ndaj Rahovecit në Kupën e Kosovës në mesjavën. Dukagjini regjistroi humbjen e 3-të radhazi në Superligën e Kosovës duke mbetur në vendin e tetë me vetëm 17 pikë.
Me këtë fitore, Drita mbetet në lidership të pakontestueshëm në 'AlbiMall' Superliga me 37 pikë pas 16 javësh.