Dinamo ka marrë një barazim 1-1 kundër Flamurtarit. Takimi u luajt për llogari të Ligës së Parë në Kosovë.
Raiffeisen Ligë pa të luhet takimi mes Dinamo Ferizajt dhe Flamurtarit të Kosovës. Ekipi vendas u ankua për gjykimin. Sipas Dinamos, atyre u është anulluar një gol i pastër.
REAGIMI I DINAMO FERIZAJT:
“E nderuara Federata e Futbollit të Kosovës, të dashur sportdashës, sponsor, tifozë me anë të këtij postimi duam të reagojmë ndaj referimit skandaloz nga asistenti i dytë, Eris Sekiraqa në ndeshjen kundër KF Flamurtaei.
U dëmtuam rëndë ku në golin e shënuar nga Daniel Tette vendos çuditërisht për pozicion off-side. Shihet pastër se lojtari ishte në lojë disa metra larg pozitës jashtë loje.
Ne e kuptojmë se mund të gabohet, por jo kaq shumë. Kjo është shqetësuese jo vetëm për ne si klub, por edhe për të gjithë futbolldashësit që duan të investojnë në futboll.
Shpresojmë që FFK të marrë masa ndaj këtij gjyqtari.”, u shpreh Dinamo Ferizaj, skuadër e Ligës së Parë.