Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Bledar Devolli nuk humb kohë, ish-trajneri i Kukësi gati prezantimin te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
Bledar Devolli nuk humb kohë, ish-trajneri i Kukësi gati prezantimin
Bledar Devolli

Bledar Devolli nuk ka humbur shume kohë dhe ka gjetur ekipin e ri. Sipas mediave në Kosovë bëhet me dije se ish-timonieri i Kukësit do te jetë në krye të Lirisë së Prizerenit, ekip që ndoshet në grupin A në Ligën e Parë. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe pritet vetëm prezantimi.

46-vjeçari te skuadra nga Prizereni do të zëvendësojë në stol Granit Begolli, i cili vetëm pak ditë ma parë dha dorëheqjen nga kjo skuadër pas barazimit me Istogun. Në fakt për Devollin është një rikthim në Kosovë, pasi në të kaluarën ka drejtuar Drenicës.

Ndërkohë së fundmi timonieri gjirokastrit u largua nga Iliria, ku i drejtoi disa ndeshje në Kategorinë e Dytë. Në karrierën e tij, Devolli ka drejtuar ekipe si Kukësi, Kastrioti, Kamza, Bylisi, Turbina, Luzi dhe Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga