Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, gati rinovimi i trajnerit me kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, gati rinovimi i trajnerit me
Franco Foda

Përfaqësuesja e Kosovës po “çmend” Europën dhe më gjerë me kualifikueset e “Botërorit 2026”. Pas humbjes së “shëmtuar” ndaj Zvicrës në Basel, “Dardanët” e kanë rritur “pjacën” në rezultate, e përkthyer me 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, konkretisht dy fitore ndaj Suedisë dhe barazimi me Slloveninë.

Aktualisht ata mbajnë vendin e dytë në Grupin B dhe shanset që të arrijnë “play-off” janë të mëdha. “Arkitekti” i kombëtares së Kosovës është padiskutim trajneri gjerman Franco Foda.

Në një prononcim së fundmi, ai është shprehur se është në bisedime me federatën: “Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”.    

Poll

Lexo gjithashtu