
Kosova U-21 është mundur nga bashkëmoshatarët e tyre anglezë ditën e sotme me rezultatin 2-0. Talenti Phil Foden realizoi dy herë ndaj përfaqësueses së Kosovës, duke iu shkaktuar kështu humbjen e parë në grup. Të rinjtë e Kosovës bënë një paraqitje të mirë ditën e sotme, duke patur disa raste për shënim. Tashmë dardanët janë me pikë të barabarta me Austrinë dhe Anglinë, nga 6 secila dhe ndajnë tre vendet e para me njëra-tjetrën. Golat u shënuan në minutën e 25 dhe 93' nga Foden .
Ndeshja e radhës e Kosovës është ndaj shpresave të Shqipërisë, të cilët janë pothuajse jashtë kompeticionit, pas humbjes së sotme.
Poll