
Alain Giresse nuk është më trajner i Kosovës. Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të largojë teknikun aktual. Lajmi është bërë me dije nga FFK-ja, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
Trajneri francez pati një takim sot me krerët e futbollit kosovar, ku u njoh edhe me vendimin për të mos qenë më në krye të Dardanëve. Humbja 2-1 me Bjellorusinë nuk u përtyp nga drejtuesit që zgjodhën të ndanin rrugët me francezin.
Aventura e Kosovës në Grupin I nuk ka qenë në nivelin e duhur. Në 4 ndeshje të zhvilluara, “Dardanët” kanë 3 barazime dhe 2 humbje. Kësisoj ëndrra e kualifikimit EURO 2024 duket se është e pamundur.
NJOFTIMI I FFK-së:
20 qershor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).
Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.
Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.