Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

KOSOVA "parakalon" SHQIPËRINË, futbollisti i kampionatit anglez drejt Prishtinës

Shkruar nga NEWSPORT
KOSOVA "parakalon" SHQIPËRINË, futbollisti i kampionatit

Mbrojtësi shqiptar Florent Hadërgjonaj mund të pranojë të përfaqësojë Kosovën. 24-vjeçari që luan në kampionatin anglez Premier League mendohet se do të zgjedhë përfundimisht "Dardanët" si përfaqësuesen e tij. Pavarësisht se ai ka luajtur një ndeshje me Zvicrën, futbollisti i Huddersfield është ende në kohë për t'iu bashkuar përfaqësueses së re të futbollit.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i "Supersport Kosova" Arlind Sadiku. Hadërgjonaj është lindur në Zvicër dhe është edukuar në futbollin zviceran që në fëmijëri. Ai kushton 7.2 milionë €. Hadërgjonaj kërkohej dhe nga Shqipëria për ta përfaqësuar, por gjasat janë që ai të pranojë të luajë për Kosovën, e cila i ofron hapësirë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga