Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova apo Shqipëria? Sulmuesi shqiptar vendos për cilën Kombëtare do të luajë

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova apo Shqipëria? Sulmuesi shqiptar vendos për cilën

Astrit Selmani është një nga lojtarët shqiptar që shkëlqeu sezonin e kaluar në Suedi. Sulmuesi edicionin e kaluar ishte pjesë e Varberg duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje, ndërsa këtë vit është transferuar te Hammarby.

Kosova dhe Shqipëria kanë nisur nga puna për të bindur Selmanin që të zgjedh cilën Kombëtare do të përfaqësojë, ndërsa lojtari tashmë ka marrë edhe vendim. "Indeksonline" bën me dije se Selmani është ftuar nga Kosova dhe ka pranuar ftesën e bërë nga trajneri Challandes.

"Dardanët" do të luajnë miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet eleminatore të botërorit ndaj Suedisë dhe Spanjës e Selmani do të jetë një nga lojtarët e grumbulluar për këtë takime.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga