Derbi i Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Partizanit ka marrë jehonë të madhe edhe përtej kufijve. Bardheblutë mposhtën 5-1 "Demat", duke thelluar diferencën me vendin e dytë. Është faqja e njohur Tifo Ultras që ka postuar video dhe foto nga derbi i kryeqytetit, duke i dhënë vëmendje atmosferës në impiantin e ri Kombëtar.
Nga nisja e tifozëve, brohorimat në rrugët e Tiranës dhe stadium, këto janë disa nga momentet e publikuara në një nga faqet më të madhe të ultrasve në botë." Një tjetër derbi i shkëlqyeshëm në Shqipëri midis Tiranës dhe Partizanit. Para fillimit, ultrasit e të dy klubeve refuzuan të hynin në stadium pasi policia kërkonte kontroll të ID për të marrë pjesë në ndeshje. Pas një kohe të gjatë ultrasit u lejuan të merrnin pjesë në stadium pa treguar kartat e identitetit. Këtë sezon KF Tirana feston 100 vjetorin e saj. Në këtë derbi ata fituan 5-1. Pas ndeshjes pati një përleshje të vogël në rrugë mes tifozëve të dy skuadrave", shkruhet në faqen e Ultrasve.
