Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kore ofenduese nga tifozët e Lazios ndaj UMTITI, reagon FIFA : Thuani JO RACIZMIT!

Shkruar nga NEWSPORT
Kore ofenduese nga tifozët e Lazios ndaj UMTITI, reagon FIFA : Thuani JO
Shumë lojtarë janë pre e racizmit me tifozët që asnjëherë nuk kursehen ndaj tyre. Ndjekësit e Lazios janë një nga tifozeritë që nuk heqin dorë nga racizmi, teksa këtë herë pre e tyre ka rënë Samuel Umtiti dhe Lameck Banda. Në sfidën mes Leçes dhe Lazios e fituar me shifrat 2-1, ultrasit bardhekaltër nuk ndalën për asnjë moment, duke detyruar gjyqtarin kryesorë të ndërprente disa herë ndeshjen,ndërkohë që tifozët vendas shpërthyen në ovacione duke thirrur në kor emrin e Umtitit. “Koret raciste u mbytën nga brohorimat inkurajuese të tifozëve. Të gjithë tifozët e Leçes nisën të thirrnin të gjithë të njëjtin emër: Samuel Umtiti”, reagoi Leçe. Në lidhje me racizmin në futbollin italian ka reaguar edhe Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. “Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lameck Banda. Le të bërtasim me zë të lartë dhe qartë: JO RACIZMIT! Le të ngrihen shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mirë, për t’i mbyllur gojën një herë e përgjithmonë të gjithë racistëve!“, theksoi kreu i futbollit botëror.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga