Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi rikthehet në Tiranë, mësohet axhenda

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi rikthehet në Tiranë, mësohet axhenda

Dibranët u kanë dhënë fund paraditen e sotme përgatitjeve në Peshkopi, ku kanë kryer stërvitjen e fundit pas qëndrimit katër javor në fazë përgatitore. Nën drejtimin e trajnerit Artan Mërgjyshi, ekipi nga Peshkopia ka marrë formën e duhur, ndërsa pritet që të konsolidohet përfundimisht grupi brenda kësaj jave, ku do të bashkohet Nderim Nexhipi dhe Abraham Adewale Adelaja.

Skuadra do të kthehet sot në Tiranë, ndërsa nesër do të luhet miqësorja e radhës, e planifikuar kundër Tiranës. Sfida do të zhvillohet në fushën e stadiumit "Selman Stermasi", ku trajneri pritet që të konsolidojë dhe 11-shen, duke hequr dhe mëdyshjet e fundit që ka për formacionin.

Stërvitja do të rinisë të hënën, e cila do të ndahet mes kompleksit "Skënder Halili" dhe atij "Internacional" në Pezë, deri në uljen e temperaturave, të cilat ndikojnë në procesin stërvitor.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga