Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Korabi kërkon "shtëpinë" e Tiranës, në Vlorë janë kundër

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi kërkon "shtëpinë" e Tiranës, në

Korabi do të luajë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së fundit të këtij sezoni në Superiore. Skuadra dibrane tashmë është e rënë nga Kategoria, ndërkohë vlonjatët duhet të fitojnë për të siguruar matematikisht qëndrimin mes më të mirëve edhe për një sezon tjetër. Drejtuesit e Korabit kanë arritur një marrëveshje me klubin e Tiranës për të zhvilluar ndeshjen kundër vlonjatëve në stadiumin "Selman Stërmasi".

Kërkesa është dërguar në FSHF, e cila pritet ta miratohet këto ditë. Mirëpo në Vlorë kanë shprehur pakënaqësi duke dalë kundër këtij vendimi që ka marrë klubi dibran. Sipas tyre një ndeshje delikate nuk mund të luhet në shtëpinë e një rivali direkt siç është Tirana. Por, rregullorja e thotë qartë që një ekip pritës mund të luajë kudo që dëshiron, me kusht që stadiumi të jetë i licencuar nga FSHF-ja. Në këtë mënyrë, Flamurtari me ose pa dëshirë është i detyruar të vijë për të luajtur në "Selman Stërmasi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga