Armend Dallku është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7, i cili do të analizojë ndeshjet e Kosovës dhe shanset që kanë për t’u kualifikuar në EURO 2020. Dallku u ndal dhe tek konflikti që ka lindur sëfundmi, midis disa tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj së Kosvës.
Dallku deklaron se debatet mes tifozëve të dy Kombëtareve duhet të ndalen dhe të mos përzihet politika me futboll.
“Shpresoj të kualifikohemi në EURO 2020 sepse kjo është ëndrra e çdo shqiptari e jo vetëm kosovari, duhet ta potencojmë këtë fakt sepse kohët e fundit po i kemi disa mospajtime mes vete. Unë e di saktësisht, sepse kam shumë miq nga Shqipëria dhe viset e tjera, se ata e duan shumë futbollin. Mirëpo, ndonjëherë po politizohet dhe po merr kahje tjetër kjo puna e Kosovës”, u shpreh ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare.