
Tirana vazhdon të bëjë goditje të mëdha në merkato. Ashtu siç kishte paralajmëruar sot paradite Newsport.al, bardheblutë kanë siguruar shërbimet e sulmuesit nga Ghana, Derrick Sasraku. Gjithçka ka ardhur falë bisedimeve të menaxherit të njohur Hector Çomo dhe lojtarit. Sasraku do nënshkruajë kontratë tre vjeçare.
26 vjeçari shtatlartë ka luajtur më parë për Aduana Stars, Medema dhe Club Afrikans. Tirana dëshiron të mbrojë titullin kampion në edicionin e ardhshëm futbollistik, çka e vërteton edhe merkatoja fantastike që po bën.
Poll