
Ardit Hila u dëmtua në sfidën ndaj Skënderbeut. Një dëmtim i rënd për mesfushorin i cili ka nxjerr shpatullën dhe pritet të mungoi rreth 4 javë. Një mungesë e rëndësishme për Partizanin pasi bëhët fjalë për një nga lotjarët titullar në formacion. Hila e nisi ndeshjen ndaj korçarëve dhe vetëm pas 22 minutash lojë u dëmtua pas një përplasje dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për një trajtim më të specializuar.
Ishte vet trajneri Gega i cili konfirmoi lajmin pas ndeshjes se Hila do të mungojë një muaj. Përveç Hilës së dëmtuar në sfidën e radhës Partizani nuk do të ketë në dispozicion as Trashin i cili ndëshkua me kartonë të kuq ndaj Skënderbeut. Dy mungesa të rëdësishme për trajneri Gega për ndeshjen e radhës ndaj Kamzës.