Rikthimi i Dinamos në Superiore duket të jetë çështje kohe. Blutë e kryeqytetit po bëjnë mirë në Kategorinë e Parë, ndërsa presidenti Ardian Bardhi nuk është kursyer. Projekti është i qartë. Një kompleks sportiv dhe përqëndrimi i skuadrave nga Akademitë për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.
Së fundmi, klubi dinamovit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon kompleksin e ri sportiv në periferi të kryeqytetit. “Kompleksi sportiv në Arbanë”, shkruhet në diçiturën e klubit kryeqytetas. Kujtojmë që aktualisht Dinamo gjendet në vendin e parë në Kategorinë e Parë me 8 pikë të grumbulluara.
[caption id="attachment_661320" align="alignnone" width="445"] Kompleksi i Dinamos[/caption]
Poll