Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën, reagon klubi bardheblu: Sende dhe shishe kundër vlerave të klubit tonë

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet nga java e fundit futbollistike në vend dhe Tirana është gjobitur me 300 mijë lekë të reja për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen e luajtur ndaj Luftëtarit në "Selman Stermasi".

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" klubi bardheblu bën një thirrje për tifozët, duke thënë se sendet e hedhura në fushën e blertë janë jashtë çod vlere të komunitetit bardheblu.

Reagimi i klubit të Tiranës:

"Komisioni i Disiplines vendosi: 
KF "Tirana", për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek te reja.

Klubi i Futbollit Tirana kerkon ndjese per sjelljet e pahijshme te disa tifozeve ne ndeshjen e fundit Tirana - Luftetari, takim i zhvilluar ne stadiumin "Selman Stermasi". Sendet dhe shishet e ujit te hedhura ne fushe, jane kunder cdo vlere te komunitetit bardheblu.

Klubi ben apel per te ruajtur qetesine, sportivitetin dhe vlerat qytetare ne stadium. Gjobat, mbyllja e dyerve te tribunave apo dhe demtimi i stadiumit, penalizojne klubin dhe cilindo prej tifozeve qe pret te jete cdo fundjave prane skuadres.

Keto sjellje te perseritura duhet te mos rikthehen me ne stadium, aty ku skuadra meriton te perkrahet dhe duartrokitet".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga