Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMENTI/ 24 vjeçari i "shkel syrin" Tiranës: Vij unë e luaj portier pa para

Shkruar nga NEWSPORT

Gabimet foshnjarake nga portierët pritet t'i kushtojnë jo pak Tiranës, që pas një viti në Superiore ka nisur të shikojë përsëri hijen e Kategorisë së Parë.

E për të zgjidhur këtë problem ka menduar portieri i Egnatias, Elton Maksuti, i cili i është vetëofruar bardhebluve. 24 vjeçari ka shfrytëzuar një postim të faqes zyrtare të klubit kryeqytetas për të shprehur gatishmërinë e tij për të firmosur me ta. Madje ai ka pranuar se nuk do as para.

"Per zotin ju vi un portier 1 vit me pag 0"-shkruan Maksuti.

Nuk dihet nëse, Maksuti ka pasur tendencë për të ironizuar kolegët e tij te Tirana, apo është një shkelje syri e pastër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga