Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kombëtarja U-17 nis përgatitjet për miqësoret me Bosnjen/ Bulku: Teste të rëndësishme, duam finalet e Europianit

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U-17 nis përgatitjet për miqësoret me Bosnjen/

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Bosnje-HercegovinësU-17, që do të luhen në datat 15 dhe 17 shkurt. Të gjithë lojtarët e ftuar janë vënë sot nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku e stafit teknik për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në ambientet e kompleksit Tropikal në Durrës.

Gjendja fizike e të gjithë lojtarëve të ftuar është e mirë dhe grupi është stërvitur normalisht, ndërsa për trajnerin Bulku këto teste do ta ndihmojnë shumë ekipin për të arritur objektivat në fazën Elite Round të Europianit U-17. Sipas tij, Shqipëria U-17 ka si synim vetëm kualifikimin për në fazën finale të turneut.

“Sot nisim ditën e parë të këtij grumbullimi duke pasur parasysh ë kemi dy miqësore me Bosnje-Hercegovinën U-17, janë dy miqësoret e fundit para fazës Elite Round të Europianit U-17, turneu më i rëndësishëm për këtë grup-moshë dhe ne po përgatitemi sa më mirë që të arrijmë rezultate sa më të mirë e për t’u kualifikuar për në fazën finale të Europianit që zhvillohet në Hungari”, – thotë tekniku kuqezi duke folur për Fshf.org, teksa shton: – “Pak a shumë grupi i lojtarëve është i njëjtë me ndryshime të vogla, edhe ata lojtarë që kanë shfaqur cilësi të mira në ndeshjet e fundit jemi munduar t’i afrojmë me grupin. Kemi dy lojtarë të dëmtuar gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit, por shpresojmë t’i rikuperojmë sa më shpejt e t’i kemi të gatshëm për ndeshjet e Elite Round”.

Për Bulkun fokusi është i gjithë te përgatitja sa më e mirë e Europianit dhe dy rezultate pozitive në miqësore do ta ndihmonin shumë Kombëtaren U-17 në aspektin psikologjik, duke e përmirësuar shumë moralin e skuadrës.

“Siç po përgatitemi ne për Elite Round, ashtu po përgatitet edhe skuadra e Bosnje-Hercegovinës U-17 që është kualifikuar njësoj si ne mes 32 skuadrave më të mira të Europës. Sigurisht që edhe boshnjakët kanë të njëjtat objektiva në këtë fazë, por ne do të fokusohemi te skuadra jonë, të bëjmë më të mirën dhe të shkojmë të përgatitur sa më mirë në ndeshjet e marsit. Ndaj këto miqësore na shërbejnë shumë për Elite Round. Bosnja patjetër që ka potencial, por mendoj që ne kemi një ekip shumë të mirë dhe ne do të kërkojmë me të gjitha mudnësitë që të marrim fitore në këto dy miqësore që skuadra të jetë sa më lart në aspektin psikologjik e kur të nisë Elite Round ekipi të jetë sa më i përgatitur dhe të kërkojmë kualifikimin në atë turne që është shumë i rëndësishëm për ne”, – theksoi ndër të tjera Ervin Bulku.

Miqësorja e parë është planifikuar të zhvillohet më 15 shkurt, duke nisur në ora 15:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. Në të dyja takimet, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Ndeshjet janë në vazhdën e miqësoreve që Departamenti i Ekipeve Kombëtare ka planifikuar për Shqipërinë U-17, në kuadër të përgatitjeve të kuqezinjve për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga