Jasir Asani është një nga yjet e kombëtares shqiptare, i cili me supergolat e tij ia ka dalë të dhurojë “shoë” në kualifikueset e Euro 2024. Mëngjarashi falë paraqitjeve të tij ka bërë të mundur që t’i rritet edhe vlera nga “Tramsfermarkt”.
Kjo vjen si shpërblim, pasi më parë ish-i i Partizanit vlerësohet me 700 mijë euro, tani shifrat e tij kap vlerën 1.2 milionë euro. Sigurisht kjo është më e vogël se e Armando Brojës, Marash Kumbullës, Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani apo Myrto Uzuni që luajnë në Angli, Spanjë apo Itali.
Pas kombëtares e ardhmja e Asanit pritet të jetë në Europë, ku shumë zëra e çojnë në La Liga. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.
[caption id="attachment_717169" align="alignnone" width="1012"] Jasir Asani - Transfermarkt[/caption]