Poloni - Shqipëri
Polonia ka marrë një vendim surprizues 3 orë para ndeshjes me Shqipërinë. Stadiumi “PGE Narodowy” në Varshavë, ku do të zhvillohet ndeshja, do të qëndrojë i mbuluar.
Është vetë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Polake të Futbollit, Lukasz Vasovski, ai që ka konfirmuar diçka të tillë. Serketari i FPF, ka sqaruar për mediat se çatia e stadiumit do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjysmëfinales së “play-off”.
Kujtojmë se Shqipëria do të kërkojë kualifikimin për më tej, për t’iu afruar më shumë Botërorit. Në rast triumfi, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me fituesin e çiftit Suedi – Ukrainë.
Poll
