Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listat e futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës në kualifikueset e EURO 2024, për dy ndeshjet e muajit qershor. Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusin dhe Andorën.
Dardanët në dy ndeshjet e para kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë duke barazuar me Andorën dhe Izraelin. Tashmë Kosova do të tentojë të rikthehet tek fitorja në ndeshjen me Rumaninë që është planifikuar të luhet me datë 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
3 ditë më vonë Dardanët do të udhëtojnë drejt Bjellorusisë ku do të tentojnë të kapin një vend për në EURO 2024 që do të zhvillohjet në Gjermani.
[caption id="attachment_695481" align="alignnone" width="887"] Lista e Kosoves[/caption]