Kristjan Asllani nuk ia ka dalë dot deri tani që të kthehet në një titullar te ekipi i Interit. Pavarësisht që mesfushori i kombëtares sa herë që është futur në fushë ka bërë paraqitje pozicive, sërihs nuk ka mundur të fitojë plotësisht besimin e Simone Inzaghit.
Në fakt edhe për shkak të konkurencës së fortë që ka në mesfushë me Hakan Calhangolu, me të cilin luftojnë “kokë më kokë” për një fanelë titullari. Shqiptari ka zbuluar se cila është diferenca mes dy lojtarëv që e favorizon Calhanuglu në sytë e Inzaghit.
“Calhanoglu është shumë i fortë në gjithçka, po ashtu edhe në fazën defensive. Ndoshta, ky është aspekti që mua më mungon disi në këto momente. Por, ai më këshillon çdo ditë dhe jam shumë i lumtur që e kam në krahë”, u shpreh Asllani.