
Laçi do të udhëtojë në Rrogozhinë për të sfiduar Erzenin në “Egnatia Arena”, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 14:00. Një duel “kokë më kokë” për mbijetesën mes dy ekipeve, me kurbinasit që synojnë t’i largohen “Play-Out”, ndërsa shijakasit për t’iu larguar fundit.
Laçi nuk po kalon një periudhë të mirë në 2 muajt e fundit. Bardhezinjtë nuk gëzojnë asnjë fitore në kampionat, që nga suksesi i marrë 1 me 2 kundër Partizanit te “Arena e Demave”.
Në rrogozhinë janë të dënuar vetëm për fitoren dhe do të synojnë që të kthehen te rezultatet pozitive në kmapionat, pasi prej më shumë se 7 ndeshjesh nuk arrijnë dot te 3 pikët. Armando Cungu gjithashtu do të kërkojë edhe fitoren e parë në stolin e kurbinasve.