
Skënderbeu ka zbritur prej 3 ditësh në fushë për të rifilluar stërvitjen. Korçarët janë grumbulluar në Durrës në kompleksin “Tropikal” dhe do të qendrojnë aty deri në rifillimin e sezonit.
Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Ilir Daja u shpreh se skuadra e tij ka reskpektuar karantinën dhe koha e stërvites nuk është e mjaftueshme deri në 3 qershor. Gjithashtu tekniku korçar zbuloi se objektivi I skuadës është të kapi Kupat e Europës edhe pse janë dënuar nga UEFA.
“Mendoj që ka disnivele, pasi kjo varet edhe nga karakteri i vetë futbollistëve për të punuar në mënyrë individuale, por edhe nga kushtet që kanë pasur në dispozicion.
Komponenti psikologjik është shumë i rëndësishëm dhe pas një periudhe të tillë ku të gjithë kanë qenë të stresuar, pritet të ketë një ndikim. Këto ditë ka pasur entuziazëm, por të shohim sa do jemi në gjendje ta mbajmë këtë edhe në vazhdimësi”.
Rifillimi I sezonit? “Unë flas për Skënderbeun, që ka zbatuar plotësisht kushtet e karantinës dhe koha e vendosur për përgatitje, është e pamjaftueshme, ndaj duhet të jemi fleksibël, duke parë edhe reagimin e vetë futbollistëve”
Objektivi? “Objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës, pasi me kontigjentin që kemi në dispozicion, duhet ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Ilir Daja.