
Klubi i Partizanit ka njoftuar se drejtuesit kanë vendosur të shlyejnë detyrimin financiar dhe të lejojnë tifozët të kthehen në stadium. Tifozët e kuq u dënuan me dy ndeshje mospjesëmarrje në stadiume për shkak të trazirave në derbin me Tiranën.
Një takim ata munguan në kampionat dhe sfidën e dytë klubi mund ta shlyente me para gjë që e bëri. Nesër në orën 16:00 Partizani pret Vllazninë për çerekfinalen e dytë në Kupën e Shqipërisë.
Gjithashtu klubi ka bërë me dije çmimet e biletave për nesër:
Biletat në Tribunën Qëndrore krahu perëndimor do të kushtojnë 1 000 Lekë.
Biletat në Tribunën përballë krahu lindor do të kushtojnë 300 Lekë.
Sektori i rezervuar për tifozerinë mike do të jetë tribuna E1.
Poll