Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar plot 8 lojtarë në fundin e merkatos së dimrit. Klubi i Superligës së Kosovës kërkon mbijetesën dhe për këtë ka prezantuar afrimet e reja.
Xhelal Terziqi, Arbër Basha, Valmir Berisha, Roni Gashi, Fluturim Domi, Aldi Gjumsi, Steve Schmidhausle dhe Enis Gavazaj janë lojtarët e besuar për objektivin e prizrenasve. Kujtojmë se Gjumsi, Domi dhe Basha kanë lënë Superioren për të dhënë kontributin e tyre në Kosovë.
Gjumsi ishte pjesë e Teutës në pjesën e parë të sezonit, ndërsa Domi dhe Basha dhanë kontributin e tyre me Kukësin. Liria e Prizrenit ndodhet në elitën e futbollit kosovar prej 1 viti.
Poll