Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Klubi i Superligës merr vendimin final para sezonit të ri: Na priftë e mbara!

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Superligës merr vendimin final para sezonit të ri: Na

FC Ballkani i ka dhënë praktikisht fund merkatos së verës. Skuadra kosovare ka arritur akordin me 14 futbollistë, duke zëvendësuar në këtë mënyrë "kokë më kokë" largimet e lojtarëve që e mbyllen sezonin e fundit me ta.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, klubi i IPKO Superligës ka falenderuar lojtarët që punuan nën drejtimin e trajnerit, Ismet Munishi, teksa ka shtuar se mosha e futbollistëve është ulur nga 27 vjeç në sezonin e shkuar në 23 në atë që pritet të nis pas pak ditësh.

"FC Ballkani ka bërë maksimumin që nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi të përgatitet sa më mirë për edicionin garues 2019/2020.  Në radhë të parë i falënderojmë futbollistët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sezonin paraprak, duke iu uruar suksese në karrierë. Ata janë:

"Ilir Gegaj, Leutrim Gashi, Besnik Beqiraj, Borche Manevski, Leart Emini, Visar Sahiti  Bajram Nebija, Aldin Adzovic, Bledar Hajdini, Victor Shevchenko, Gentian Elezaj  Dardan Jashari, Ledion Muçaj, Almir Ajzeraj.

Ndërsa ardhjet të cilat kanë ndodhur në këtë afat kalimtar, janë:

"Flamur Gashi, Arbër Hoxha, Kushtrim Gashi, Edmond Turku, Albin Berisha,  Durim Gashi, Albin Kapra, Egzon Sinani, Artur Magani, Effa Lazare Tristan Dylan  Marius Stephane Tatkeu Yimkoua, Bleon Sekiraqa, Ermal Krasniqi, Liridon Fetahaj.

"Duke marrë për bazë të dhënat e thjeshta statistikore, tek FC Ballkani kanë ndodhur 14 shkuarje të futbollistëve nga klubi dhe po aq ardhje. Andaj, i bije që bilanci i shkuarjeve dhe ardhjeve është krejtësisht natyral. Futbollistët të cilët kanë shkuar nga klubi kanë pasur moshën mesatare 27 vjeçare, ndërsa ardhjet kanë moshën mesatare 23 vjeçare. Përveç bilanceve të cilët janë pozitive nga këto lëvizje që kanë ndodhur, klubi ka përfituar në moshë mesatare të futbollistëve të cilët i'u janë bashkangjitur klubit duke na dhënë optimizëm se mund të llogaritim tek ta për një kohë të gjatë.

"Gjithashtu, kemi vazhduar kontratat afatgjatë me lojtarët premtues:Edi Maksutaj, Endrit Asllanaj, Dren Morina, Arbnor Halitjaha, Lindon Emërllahu. Përveç ekipit të parë FC Ballkani ka bërë prurje edhe te kategoria e juniorëve, duke sjellë në radhe të veta, futbollistët si:Ermir Abazi, Leonard Shala, Art Abazi. Na prift e mbara, për një garë të suksesshme."-mbyllet deklarata e klubit të Ballkanit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga