Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe mbrojtësi i Napolit në Serinë A italiane është përfolur shpesh për një largim nga azzurrët. Në një bisedë për Radio Punto Novo, menaxheri i tioj Mario Giufredi ka përjashtuar mundësinë e kalimit të 27 vjeçarit te Roma, megjithëse lojtarit i mbetet ende një vit kontratë me kluibin.
I përfolur si një dëshirë e Mauricio Sarrit edhe në kohën kur trajneri aktual i Juventus drejtonte Chelsea në Londër, Hysaj dhe menaxheri i tij kërkojnë padyshim “Zonjën e Vjetër”, ndërsa ofertat për lojtarin nuk mungojnë as nga Spanja.
“Çdo klub i mban lojtarët më të mirë ose i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Rasti i Hysajt ndryshon, nuk do të vijë lojtari i preferuar pas shitjes së tij. Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh”,tha mes të tjerash Giufredi.