Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubi i EGNATIAS mesazh për presidentin e FSHF-së, Armand DUKA

Shkruar nga NEWSPORT

Armand Duka është rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë 45 vota duke i lënë pas të gjithë anëtarët e tjerë të rinj të këtij komiteti. Reagimet kanë qenë të shumta dhe së fundmi është klubi i Egnatias që uron kreun e FSHF-së për këtë mandat të ri në qeverinë europiane të futbollit.

Kujtojmë që në Asamblenë e UEFA-s u konfirmua si president, Aleksandër Ceferin, ndërsa Duka ishte pjesë e skuadrës prej 7 anëtarësh të Komitetit Ekzekutiv.

“FK Egnatia uron president Dukën për rizgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Një sukses jo vetëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe një reklamë e mirë për të gjithë aktorët e futbollit në Shqipëri”, shkruhej në urimin e klubit rrogozhinas.

[caption id="attachment_687370" align="alignnone" width="603"] Urimi i klubit të Egnatias[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga