Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubi bjellorus arkëton 120 mijë dollarë te Kukësi, zbulohet kush do të jetë zëvendësuesi i Bakajt te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi bjellorus arkëton 120 mijë dollarë te Kukësi, zbulohet

Elis Bakaj tashmë nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit , pasi klubi bjellorus, Shakhtor Soligorks ka arkëtuar pranë klubit shumën prej 120 mijë dollarësh, aq sa ishte dhe marrëveshje e arritur pak ditë më parë mes dy klubeve.

Ndërkohë që Bakaj nis një aventurë të re, lind pyetja. Kush do ta zëvendojë sulmuesin te Kukësi? Nga ajo që është parë javët e fundit, mësohet se pasuesi ideal i sulmuesit do jetë Donjet Shkodra. Ai ka fitur besimin e trajnerit Peter Pacult dhe me largimin e Bakajt pritet të zerë një vend të rëndësishëm te ekipi verilindor.

Prioritet gjithashtu do t'i jepet dhe Sindrit Gurit i cili ka bërë paraqitje të mira javët e fundit. Edhe penalltitë, që deri tani janë shënuar nga Bakaj, do dorëzohen te Guri, i cili së bashku me Shkodrën pritet të udhëheqin kampionët drejt objektivave të përcaktuara në fillim të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga