Partizani, Tirana, Teuta dhe Kukësi janë klubet që do të na përfaqësojnë në kompeticionet europiane si Champions dhe Europa League për sezonin 2016-2017. Këto skuadra kanë nisur përgatitjet pak ditë më parë, ndërsa periudha për të kryer merkato është e kufizuar.

Skuadrat janë të detyruara që të plotësojnë organikën e tyre deri në orën 23.59 të ditës së dielë, pra të datës 19 qershor. Më 20 qershor do të do të hidhet shorti për takimin e parë eliminator të këtyre skuadrave, ndaj është e detyrueshme që lista përfundimtare e federimit të dorëzohet mbrëmjen e së dielës.

Deri më sot aktivë kanë qenë kuksianët, të cilët kanë afruar Polizoi Arbrin dhe Sidrit Gurin, ndërsa kanë në provë tre lojtarë kroatë, të cilët janë aktivizuar në takimin e djeshëm miqësor që u luajt në Maribor ditën e djeshme. Ndërsa Tirana sot ka nisur përgatitjet me 18 futbollistë. Teuta nesër do të udhëtojë drejt Austrisë, ndërsa janë larguar të huajt Bernard, Lukiç, Jilli dhe janë afruar Marku dhe Raboshta. Sa i përket Partizanit, janë rikonfirmuar disa futbollistë të sezonit të shkuar dhe është afruar Hakaj nga radhët e Vllaznisë.