
Skuadrat e Premier League vazhdojnë të shqyrtojnë forma të reja të rritjes së arkëtimeve nga sponsorizimi. Së fundmi ato po praktikojnë një metodë të re duke krijuar hapësira sponsorizimi për kompanitë e interesuara në fanellat e stërvitjes.
Çelsi siguroi një kontratë 3-vjeçare me kompaninë e pijeve energjitike Cabao me vlerë 35 milion euro për të vendosur logon e kësaj kompanie në fanellat e seancave stërvitore dhe në ato të nxehjes para çdo takimi. Ky sponsor do të jetë si dytësor pasi në fanellat zyrtare të ndeshjeve do të shfaqet logo e sponsorit kryesor.
Këtë praktikë kanë filluar ta ndjekin klubet më të mëdha të Anglisë, me Mançester Junajtid që ishte i pari që e praktikoi që në vitin 2011 në një marrëveshje me AON.