Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klose i mëson hilet e mbrojtjes italiane Mario Gomezit

Shkruar nga NEWSPORT
Klose i mëson hilet e mbrojtjes italiane Mario Gomezit

Kampioni i Botës, Miroslav Klose, i cili e njeh mirë futbollin italian, pas aktivizimit me Lacion, u mëson gjermanëve si duhet të luajnë për të fituar. Ai jep këshilla të veçanta për sulmuesin  Mario Gomez në lidhje me dyluftimet e pritshme me Kielinin. Mario Gomez u kthye titullar në ndeshjen me Irlandën dhe vendosi rezultatin me një gol, ndërkohë që edhe me Sllovakinë bëri një paraqitje të mirë. Njeriu që për shumë vite i ka mbyllur hapësirën në Kombëtaren e  Gjermanisë, Klose, i jep këto këshilla para sfidës me Italinë: "Mbrojtësit italianë bëjnë faulla për penallti. Ata të mbajnë shpesh dhe e bëjnë shumë mirë, kështu që nuk mund të rrish pa lëvizur në zonën e rreptësisë, duhet të futesh nga jashtë saj, në mënyrë që edhe gjyqtari mund ta shohë më mirë mbajtjen. Nëse je statik në zonë, Kieleni të tërheq pak nga e majta dhe pak nga e djathta, je në një kurth", - ka thënë Klose.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga