Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Klaudio Ranieri zhgënjehet nga futbollistët e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Klaudio Ranieri zhgënjehet nga futbollistët e tij

Trajneri i ekipit kampion të Anglisë, Klaudio Ranieri, ka folur për situatën e fundit të krijuar në klub teksa futbollistët kryesorë të sezonit të shkuar po kërkojnë të largohen.

“Unë nuk do të mbaj futbollistë me zor. Nuk dua në ekip lojtarë që nuk janë të lumtur, ndaj në qoftë se dikush vjen më thotë se do të largohet, mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj fat. Ne nuk jemi Reali apo Barcelona, por jemi një ekip shumë simpatik dhe në qoftë se do të rrinim të bashkuar edhe për një sezon tjetër do të ishte më e lehtë të bënim ndonjë surprizë të këndshme sërish”, tha Ranieri.

Mesfushori francez Ngolo kante u largua nga Leicester për te Çelsi, ndërsa agjeriani Mahrez është gjithashtu në prag largimi drejt Barcelonës. I vetmi futbollist që refuzoi ofertat ishte Vardi, i cili nuk pranoi të kalonte tek Arsenal, por rinovoi me “dhelprat”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga