Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kjo situatë është vetëm çëshje kohe” Shehi zbulon stërvitjen e Kukësit: I kontrolloj çunat me një program online

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo situatë është vetëm çëshje

Kampionati shqiptar është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit. Ashtu si në të gjithë Europën edhe në vendin tonë futbolli nuk luhet deri në një vendim të dytë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka folur dhe trajneri i Kukësit, Orges Shehi. Sipas numrit një të pankinës verilindore e gjithë kjo situatë është vetëm çështje kohe dhe do të kalojë shumë shpejt. Shehi foli gjithashtu edhe për stërvitjen e skuadrës që po bën në këto kushte të vështira.

“Ndodhemi në një situatë të vështië jo vetëm ne, por e gjithë bota. Në këto kushte qe ndodhemi nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojmë që kjo të kalojë sa më shpejt. Për të kaluar këtë gjendje sa më shpejt duhet të zbatojnë të gjitha rregullar për të mos këputur zinxhirin e infektimit.

Ditët e para ishin të vështira, pastaj njeriu e mbledh mendjen që do të rrijë në shtëpi dhe e organizon ditën sa mundet”.

Stërvitja e skuadrës? “Skudra ka marrë një program të cilën e kemi dhënë kur stërvitja u ndërpre. Unë në telefonim tim ka një program që i kontrolloj të gjitha vrapimet e lojtarëve aq sa mundem. Sigurisht nuk mund ta detyroj skuadrën të dali jashtë orar pa orar, por atëherë kur munden futbollistët bëjnë sa të munden vrapime. Sa i përket kontrollit të lojtarëve ata na i dërgojnë ato me video”.

Sa të mungon futbolli? “Normalisht që më mungon futbolli pasi është pjesë e jetës sonë. Na mungon jeta, na mungon përditshmëria e shpresoj që kjo të rikthehet për vazhdimin e gjithë secilit. Jam optmist që kjo situatë do të mbarojë, por duhet të jemi të durueshëm. Besoj se kampionati do të fillojë e thash e m lartë që është vetëm çështje kohe e gjithçka do të kthehen në normalitet”, u shpreh Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga