
Napoli dhe Union Berlin nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e vlefshme për Champions League. Një rezultat që “dhemb” për napolitanët që tashmë do të kërkojnë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura.
Pas ndeshjes Amir Rrahmani ka folur për mediat, ndërsa ka shpejguar se spe skuadra e tij bëri një hap “fals” në Champions. Ndër të tjera theksoi se ende nuk e di nëse do të mund të jetë i gatshëm për duelin me Izraelin.
“Goli i barazimit? Ishte një goditje këndi në favorin tonë, mund të shënonim të dytin, por e pësuam në kundërsulm. Nuk ishim mjaftueshëm të organizuar në mbrojtje. Golin e pësuam në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas tentuam me gjithë mundësitë për të shënuar sërish. Nuk ia dolëm, madje lamë shumë hapësira në prapavijë, por kjo erdhi vetëm si pasojë e dëshirëss së madhe për të fituar.
Jemi në vend të dytë në grup, por mungon shumë pak për t’u kualifikuar dhe kjo është e rëndësishme. Futbolli kështu e ka, nëse nuk e mbyll ndeshjen atëherë e pëson. Duhet të mësojmë nga gabimet.
Ndeshja me Izraelin? Është një çështje për të cilën po diskutojmë dhe nuk kemi marrë ende një vendim. Po flasim me klubin dhe federatën”, u shpreh Rrahmani.