
Biznesmenët kinezë nuk ndalen më. Pas afrimit të Tevez, Oscar dhe Witsel dhe tratativave të fundit për Diogo Costën dhe Kaliniçin, Superliga kineze ka në radarët e saj një tjetër futbollist, "yllin" e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Mediet gjermane dhe italiane kanë shkruar sot, se kinezët janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për futbollistin. Sulmuesi kërkohet nga Shanghai SIPG. Thuhet se kanë nisur bisedimet me klubin, pasi futbollisti i ka idetë e qartë, ka dëshirë të kalojë në Kinë në merkaton e janarit, për të tu bërë një ndër lojtarët më të paguar në historinë e futbollit.
Thuhet, se Aubameyangut do të përfitojë 41 milionë euro në sezon, një shifër e majme kjo, që ka bërë drejtuesit e klubit gjerman të mendojnë një transferim të mundshëm të "yllit" të ekipit në Kinë.
[gallery columns="1" size="full" ids="70647"]