Axel Vitsel firmos me Tianjin Quanjian, skuadër e kampionatit kinez të futbollit.
27-vjeçari do të përfitojë 18 milionë euro në sezon, ndërsa për televizionin belg RTBF ai tha: “Oferta ishte e parezistueshme”.
Vitsel ishte objektivi i Juventusit që në merkaton e verës, por transferimi u shty për në janar. Tashmë që merkatoja e dimrit është hapur, mesfushori belg ka zgjedhur paratë në Kinë, duke “tradhtuar” në një farë mënyrë, fjalën e dhënë te drejtuesit e Juventusit.
