
Mposhtën në orët e para të mëngjesit të sotëm Kolumbinë në sfidën gjysmë finaliste me rezultatin 2-0 dhe tashmë janë në finalen e Kupës së Amerikës në futboll. Kili iu gëzua golave të Aranguiz dhe Fuenzalida në minutat 7 dhe 11, duke e ruajtur me fanatizëm rezultatin deri në përfundim të 90 minutave. Kili rikthehet në finale, ku do të gjejë Argjentinën e Leo Messit.
Por, përveç rezultatit, kjo sfidë do të mbahet mend gjatë për ndërprerjen mes pjesëve. Pushimi 15 minutësh i detyrueshëm mes pjesëve ka zgjatur 2 orë e 25 minuta për shkak të motit të keq.
https://www.youtube.com/watch?v=Netn1RTGFnc
Poll